Telegrafi

Zyrtare: Zaccardo lojtar i Milanit

Agjenti i mbrojtësit të krahut të djathtë ka konfirmuar për mediat italiane se ai do të ketë kontratë me Milanin deri në vitin 2017 dhe  tani ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi Rossoner.

Në ndërkohë Andrea D’Amico, agjenti i mbrojtësit Ignazio Abate, është në Rusi duke negociuar me drejtorët e Zenit St. Petersburg. Besohet se Abate është shumë pranë largimit nga Milani.

Milani duket se e ka marrë seriozisht punën në përforcimin e ekipit, pas dështimit të tratativave për transferimin e Leite Kakas. /Telegrafi/