Telegrafi

Zyrtare: Ylli Shameti futbollist i Gjilanit

Pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve, Gjilani ka arritur t’i siguroj shërbimet e mbrojtësit Ylli Shameti.

Në zyrat e Sport Club Gjilani, sot futbollisti nga Gjirokastra ka hedhur firmën e bashkëpunimit një vjeçar, e cila do ta veshë mbrojtësin me ngjyrat kuq e bardhë, për edicionin 2019/20 garues në Ipko Superligë.

Ylli Shameti te Gjilani vjen nga kampionati shqiptar, më saktësisht nga skuadra e Kukësit.

Ai kishte qëndruar aty për 6 sezone, me të cilët kishte arritur të shpalljet një herë kampion, duke fituar edhe dy kupa dhe një Superkupë të Shqipërisë.

Shameti ka bërë më shumë se 15 paraqitje në garat e UEFA-s, me skuadrën kuksiane. /Telegrafi/