Telegrafi

Zyrtare: Ylli i Leicesterit rinovon kontratën (Foto)

Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, ka rinovuar kontratën me klubin anglez.

Schmeichel ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe kështu do të jetë pjesë e ‘Dhelprave’ deri në vitin 2021.

Për atë ishin të interesuar shumë skuadra, por anglezi vendosi t’i qëndron besnik kampionëve të Ligës Premier.

29-vjeçari është pjesë e Leicesterit që nga sezoni 2011/12. /Telegrafi/