Telegrafi

Zyrtare: Yann Sommer transferohet te Bayern Munich

Merr fund gjithçka dhe Yann Sommer është zyrtarisht portier i ri i gjigantit gjerman Bayern Munich.

Kur kishte mbetur edhe gjashtë muaj para fundit të kontratës, portieri zviceran ka kaluar në Allianz Arena nga Borussia Moenchegladbach.

34-vjeçari ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me bavarezët.

“Yann Sommer është një afrim shumë i vlefshëm për ne, sepse ai ka një përvojë të pasur ndërkombëtare dhe ka luajtur tashmë në Bundesliga për shumë vite. Ai ka gjithçka që kërkohet për të kontribuar të menjëhershëm në suksesin tonë. Ne jemi të sigurt se mund t’i arrijmë qëllimet tona me Yann Sommer”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Ndërkohë vet portieri zviceran është shprehur shumë i lumtur me aventurën e re në Munich.

“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë here, e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi”.

“Jam krenar që tani jam pjesë e Bayern. Kemi disa sfida të mëdha përpara. Mezi pres të filloj të luaj këtu me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vijë”.

“Dua të falënderoj Borussia Monchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme dhe që mundësoi këtë transferim”, ka deklaruar Sommer. /Telegrafi/