Site icon Telegrafi

Zyrtare: Yann-Aurel Bisseck, lojtar i ri i Interit

Interi e ka blerë zyrtarisht mbrojtësin Yann-Aurel Bisseck nga Aarhus GF pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 7 milionë euro.

Qendërmbrojtësi është kapiteni i ekipit gjerman U-21 dhe është 1.96 m i gjatë.

Edhe pse Interi do të paguajë klauzolën e lirimit prej 7 milionë eurosh, ata negociuan për ta bërë këtë me këste për tre vjet.

Aarhus gjithashtu do të marrë 500,000 euro në bonuse dhe një përqindje prej pesë për qind të çdo tarife të ardhshme transferimi.

Lexo po ashtu “Forca Inter”, Bisseck flet pas përfundimit të testeve mjekësore

I lindur në Koln nga prindër me origjinë nga Kameruni, 22-vjeçari Bisseck erdhi përmes akademisë së të rinjve të FC Koln, duke luajtur gjithashtu në Holandë me Roda JC dhe Portugali për Vitoria Guimaraes përpara se të transferohej në klubin Aarhus në 2021.

Bisseck është nënshkrimi i tretë i ri i verës për Interin pas Marcus Thuram dhe dhe Davide Frattesi.

Ai bëri testet e tij mjekësore dje dhe vendosi sot nënshkrimin në një kontratë ë do ta mbajë lidhur me klubin deri në qershor 2028. /Telegrafi/

Exit mobile version