Site icon Telegrafi

Zyrtare: Xhengis Rexhepi merr drejtimin e Dukagjinit

Xhengis Rexhepi ka marr drejtimin e skuadrës që këtë edicion do të garojë në Superligë, Dukagjinit. 

Rexhepi së fundmi ishte trajner i Llapit, ndërsa në karrierën e tij ka qenë trajner i mbi gjashtë skuadrave në kampionatin maqedonas.

“Ka qenë ndihmës trajner i parë i skuadrës Sivasspor në Superligën e Turqisë dhe aktualisht ndihmës trajner i Kombëtares A të Maqedonisë”.

“Në ambientet e Klubit KF Dukagjini, në prani të Drejtorit të Klubit, Fabian Veseli, Kryetarit të Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj dhe te një pjesë të kryesisë, trajneri Rexhepi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me klubin tonë”.

“Kam nënshkruar me klubin e Dukagjinit sepse më ka pëlqyer projekti i klubit, në vitin e parë synojmë që të stabilizohemi në mesin e tabelës. Do të jap gjithçka nga vetja që ta kalojmë një sezon të suksesshëm” ishin fjalët e para të trajnerit për faqen e klubit.

Dukagjini do të përforcohet me lojtarë me përvojë dhe me bagazh të lartë të Superligës së Kosovës, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

Exit mobile version