Telegrafi

Zyrtare: Xhemaili te Bologna

BOLOGNA, ITALY - MARCH 19: Blerim Dzemaili # 31 of Bologna FC celebrates after scoring his team's third goal during the Serie A match between Bologna FC and AC ChievoVerona at Stadio Renato Dall'Ara on March 19, 2017 in Bologna, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Bologna e ka zyrtarizuar ardhjen e Blerim Xhemailit nga Montreal Impact të MLS.

Lojtari më parë ka luajtur te Bologna, ndërsa për të ky është një rikthim në Dall’Ara.

Transferimi ka ndodhur pasi të dy klubet menaxhohen nga biznesmeni kanarina Joey Saputo.

Shqiptari në sezonin e tij të fundit te Bologna, ka pasur paraqitje të shkëlqyer.

Ai në 33 ndeshje kishte arritur të shënonte nëntë gola.

Pas këtij sezoni fantastik ai u largua drejt Kanadasë, për ta bërë një rikthim tani.

Xhemaili ka luajtur edhe për klube si Torino, Parma dhe Napoli.

Lojtari nuk dëshiron të pushojë dhe kërkon ta zë një vend te Zvicra për kampionatin Botëror. /Telegrafi/