Telegrafi

Zyrtare: Xabi Alonso në Real Madrid

Lojtari tash do të zhvendoset në Bernabeu sapo t’i kalojë me sukses testet mjekësore, për të cilën gjë nesër do të udhëtojë në Madrid.

“Liverpooli këtë mbrëmje konfirmon se ka arritur marrëveshje për shitjen e Xabi Alonsos në Real Madrid. Kushtet e marrëveshjes do të mbeten të fshehta dhe të pazbuluara”, thuhet në deklaratën e Liverpoolit.

Sipas mediave angleze shuma e transferimit ka qenë 34 milionë funte dhe Liverpooli nuk ka pranuar të zbresë aspak çmimin e lojtarit.