Telegrafi

Zyrtare: Wolfsburgu shkarkon trajnerin Armin Veh

Veh zuri vendin e Felix Magath në Volkswagen Arena verën që shkoi, mirëpo asnjëherë nuk arriti t’i çojë gjërat përpara, kështu që Wolfsburgu aktualisht mban vendin e dhjetë në tabelë.

“Ky ishte një vendim shumë i vështirë për ne. Sidoqoftë, jemi të mendimit se duhej të bënim diçka pas rezultateve zhgënjyese të kohëve të fundit. Nuk patëm një fillim të freskët nën udhëheqjen e Armin Veh”, shkruan në deklaratën zyrtare të Wolfsburgut.

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, trajneri i Red Bull Salzburg, Huub Stevens dhe ish-futbollisti gjerman Matthias Sammer janë kandidatët që mund të zënë postin e trajnerit të Wolfsburgut. /Telegrafi/