Site icon Telegrafi

Zyrtare: Wimbledon anulohet për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Wimbledon është anuluar zyrtarisht shkaku i krizës nga coronavirusi.

Kjo gjë do të ndodhë për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore, pasi nuk duhet të rrezikohet shëndeti publik.

Të gjitha evenimentet e tjera si Euro 2021 apo Lojërat Olimpikë janë suspenduar, derisa ato pritet të zhvillohen në verën e vitit të ardhshëm.

Organizatorët kanë shpresuar që Wimbledon do të fillonte më 29 qershor, mirëpo pasi Britania e Madhe është në vetëizolim, ajo është anuluar.

Gara ishte anuluar për herë të parë në vitin 1945 shkaku i Luftës së Dytë Botërore, e kush do të mendonte se tani në paqe një gjë e tillë do të ndodh. /Telegrafi/

 

Exit mobile version