Telegrafi

Zyrtare: West Hami shkarkon Pellegrinin

Manuel Pellegrini (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

Trajneri i njohur Manuel Pellegrini është shkarkuar nga detyra e tij te skuadra angleze, West Hem United.

West Ham është mposhtur sot (e shtunë) në shtëpi nga Leicester City me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Ligën Premier.

Kjo humbje ka bërë që klubi londinez të vendos përfundimisht për shkarkimin e trajnerit Pellegrini.

Është vet klubi londinez që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të faqeve të tyre zyrtare.

“West Ham United mund të konfirmojë që Manuel Pellegrini largohet nga klubi me efekt të menjëhershëm”.

Drejtuesit David Sullivan dhe David Gold, së bashku me bordin dhe të gjithë në klub do të dëshironin falënderonin Manuelin për shërbimin e tij gjatë 18 muajve të fundit”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.

West Ham është duke bërë shpenzime të mëdha në vitet e fundit, por momentalisht gjendet në vendin e 17-të në tabelë me vetëm një pikë larg zonës së mbijetesës. /Telegrafi/