Kroati Slaven Bilic është shkarkuar nga detyra e tij e trajneri nga skuadra angleze, West Ham United.
Bilic kishte arritur në verën e vitit 2015 te West Hami për ta marr detyrën e trajnerit si një ish-lojtar i këtij klubi.
Ardhja e tij kishte bërë bujë të madhe pasi më parë kishte trajnuar me sukses edhe kombëtaren e Kroacisë dhe skuadra si Lokomotiva e Moskës dhe Besiktasi.
Por, dështimet e tij ishin më të mëdha se pritjet dhe rezultatet e këtij sezoni kanë bërë që drejtuesit e klubit të marrin vendim për shkarkimin e tij, të cilin e kanë quajtur të dhimbshëm.
"As custodians of the Club it is our responsibility to do what is best for West Ham United…"https://t.co/hDjJ6FgVk2
— West Ham United (@WestHam) November 6, 2017
“Me zhgënjim dhe zemër të rëndë ne kemi marrë vendimin për të shkarkuar Slaven Bilic nga detyrat e tij si menaxher i West Ham United”.
“Që nga bashkimi me klubin në verën e vitit 2015, Slaven e ka udhëhequr veten me ndershmëri dhe integritet dhe ka treguar vendosmëri të madhe dhe përkushtim ndaj rolit”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës angleze.
Me elozhe për punën në skuadrën angleze ka folur edhe trajneri Bilic, i cili i ka falënderuar për mundësinë që ia kanë dhënë.
"I would like to say how proud I am to have been given the opportunity to manage West Ham United Football Club."https://t.co/Ipuqhq1xZy
— West Ham United (@WestHam) November 6, 2017
“Unë do të doja të them se sa krenar jam që më është dhënë mundësia për të menaxhuar West Ham United Football Club”.
“Ajo ka qenë shumë më tepër sesa thjesht një punë për mua. Duke veshur fanellën e kuqe dhe të kaltër si një lojtar, e ndjeva atë lidhje kur u ktheva si menaxher dhe gjithmonë e kam ditur se sa i veçantë është ky klub”, ka thënë trajneri kroat. /Telegrafi/