Wesley Sneijder është larguar prej skuadrës franceze të Nices.
Mesfushori holandez ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në shtetin e Katarit.
Ish-futbollisti i Interit dhe Galatasarayt është lojtari më i ri i skuadrës së Al Gharafa SC.
“Jemi të lumtur që t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Wesley Sneijderin”, shkruan në llogarinë zyrtare të klubit arab.
Te skuadra e re, 33-vjeçari do të qëndrojë deri në verën e vitit 2019 ndërsa nuk është bërë e ditur se sa do jetë paga e lojtarit.
Sneijder, pos që ka fituar njëherë Ligën e Kampionëve, ngriti trofeun e kampionëve me skuadrat e Holandës, Spanjës, Italisë dhe Turqisë.
Ish-reprezentuesi kilian, Luis Jimenez dhe Vladimir Weiss i Sllovakisë do të jenë në mesin e shokëve të rinj të Sneijderit në Al-Gharafa. /Telegrafi/
Breaking : We are delighted to announce that @sneijder101010 will join Al Gharafa Sports Club. pic.twitter.com/7DV4nIRmZi
— Al Gharafa SC (@ALGHARAFACLUB) January 5, 2018