Telegrafi

Zyrtare: Werner i bashkohet Tottenhanmit

Tottenham ka nënshkruar me Timo Werner në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore nga RB Leipzig.

Spurs kanë një opsion për ta bërë transferimin e përhershëm gjatë verës për një tarifë të raportuar prej 20 milionë euro.

Chelsea nënshkroi Werner nga Leipzig për 50 milionë euro në vitin 2020.

Gjermani shënoi vetëm 23 gola në 89 paraqitje përpara se të kthehej në skuadrën e Bundesligës në 2022 me një tarifë prej 30 milionë euro.

27-vjeçari shënoi dy gola në 14 paraqitje për Leipzig këtë sezon.

Ai pritet të debutojë në ndeshjen e Spurs me Man United të dielën. /Telegrafi/