Telegrafi

Zyrtare: Wenger rikthehet në futboll, por tani si ambasador në FIFA

Arsene Wengeri i është rikthyer futbollit pas më shumë se një viti.

Ish-trajneri francez u largua nga Arsenali pas 22 vitesh në krye të skuadrës në verën e vitit 2018, por është rikthyer në futboll.

Wenger kishte bërë të ditur se dëshiron ta marrë drejtimin e një skuadre, por që tani ka ndryshuar pozitë,

Francezi është kontraktuar nga FIFA që ta marrë postin e ambasadorit për zhvillimin global të futbollit.

Ish-strategu i Gunners ka thënë se është i lumtur me këtë post dhe mezi pret që t’ia fillojë.

“Unë mezi pres të marrë këtë sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/