Site icon Telegrafi

Zyrtare: Wenger dënohet me katër ndeshje dhe gjobë me të holla

Arsene Wenger është dënuar me katër ndeshje ndalim  dhe gjobë prej 25 mijë funteve për shtyrjen ndaj gjyqtarit të katërt të ndeshjes, Anthony Taylor, gjatë fitores 2-1 të Arsenalit ndaj Burnley.

Trajneri francez iu dërgua në tribuna në kohën shtesë në ndeshjen ndaj Burnley, pasi u përlesh me gjyqtarin e katërt,  ndaj të cilit ai ishte ngarkuar edhe me përdorimin e gjuhës abuzive apo fyese.

Wenger u penalizua, por mbeti në zonën e tunelit edhe minutat e fundit të ndeshjes dhe si rezultat i kësaj, ai nuk do të jetë në bankën e trajnerit për ndeshjen vendimtare të Ligës Premier kundër Chelseat më 4 shkurt, si dhe tri ndeshjet të tjera, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Wenger: Po hyjmë në fazën e momentit të së vërtetës

Francezi do të fillojë suspendimin e tij menjëherë, dhe fillimisht do të mungoj në ndeshjen e FA Cup ndaj Southamptonit të shtunën, para se Arsenali të luaj edhe me Watford, Chelsea dhe Hull City.

67-vjeçari ka kërkuar falje për veprimet e tij dhe kërkoi një seancë personale me Shoqatën e Futbollit, e cila u zhvillua të premten përpara se pezullimi i tij të njoftohet.

Lexo po ashtu Conte: Ferguson dhe Wenger janë përbindësha

“Më vjen keq për çdo gjë. Unë duhej të isha mbyllur dhe të shkoja në shtëpi. Kërkoj falje për këtë”, ka thënë Wenger pas ndeshjes.

“Ishte gjë e keqe, kam thënë diçka që ju dëgjoni çdo ditë në futboll. Në përgjithësi nëntë herë nga 10-të që nuk janë dërguar në tribuna për të”.

“Unë kam qenë mjaft i qetë gjithë lojën, më shumë se zakonisht, por vetëm në dy apo tre minutat e fundit…”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Exit mobile version