Telegrafi

Zyrtare: Watfordi nënshkruan me mbrojtësin e njohur holandez

Watfordi është një nga skuadrat angleze më aktive në këtë afat kalimtar.

Klubi i drejtuar nga Walter Mazzarri ka nënshkruar me Daryl Janmaat nga Newcastle Unitedi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga TRANSFERIMET

Holandezi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, ndërsa shuma e transferimit ende nuk është bërë publike.

Për atë gjatë verës kishin shfaqur interesim Liverpooli dhe Interi. /Telegrafi/