Telegrafi

Zyrtare: Wanyama nënshkruan me Tottenhamin

Reprezentuesi kenian ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me skuadrën e Tottenham Hotspurs.

Victor Wanyama do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm pas largimit nga Southampton, pasi ka finalizuar marrëveshjen me skuadrën nga White Hart Lane.

24-vjeçari kishte vetëm 12 muaj të mbetura në marrëveshjen e tij me skuadrën nga ‘St Maries’ dhe është bashkuar me Spursat në një lëvizje që kushtoi pak më shumë se 13.5 milionë funte.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Wanyama është nënshkrimi i parë i klubit nga Londra përpara fillimit të sezonit 2016/17.

Nënshkrimi i mesfushorit qendror ishte kërkesë direkte e trajnerin Mauricio Pochetino, i cili ka punuar së bashku me të gjatë kohës në Southampton. /Telegrafi/