FC Vushtrria e ka prezantuar ardhjen më të fundit në këtë afat kalimtarë, duke nënshkruar me Ledjon Muçaj.
Muçaj ishte së fundi pjesë e Ballkanit kurse më parë ka luajtur edhe te Gjilani.
“Klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin defanziv nga Shqipëria, Ledjon Muçaj, 26 vjeçar i lindur në Fier”.
“Ai ishte paraqitur në disa skuadra nga Superliga Shqiptare, siç janë KF Bylis, KF Apolonia, KF Besa e Kavajës, më pas për tu transferuar në KF Gjilani gjatë sezonit vjeshtor 2018, dhe në Janar 2019 ishte pjesë e KF Ballkanit të Suharekës”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.
Vushtrria ka qenë ndër klubet që ka angazhuar më pak lojtarë, duke iu besuar shumicës së lojtarëve të edicionit të shkuar. /Telegrafi/