Telegrafi

Zyrtare: Vushtrria nënshkruan edhe me dy lojtarë nga Shqipëria

Pasi nënshkroi  me Ledjon Muçajn, Vushtrria, i ka siguruar shërbimet e dy lojtarëve të tjerë që vijnë nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për Jasmin Raboshtën dhe Klevis Lushakun.

I pari, tashmë 29 vjeç, vjen nga Shkodra dhe është formuar në akademinë e Vllaznisë.

Ka luajtur në Shqipëri me shumë skuadra si Elbasani, Luftëtari, Butrinti e Kastrioti.

Sulmuesi shkodran dy vitet e fundit ishte pjesë e futbollit Turk, me 1960 Silopi dhe Siirt Idare.

I dyti, vetëm 18-vjeç, është qendërmbrojtës dhe vjen nga Durrësi si pjesë e akademisë së futbollit të Teutës.

Edhe Bajram Zuqaku është kthyer në folen e vjetër./Telegrafi/