Pasi nënshkroi me Ledjon Muçajn, Vushtrria, i ka siguruar shërbimet e dy lojtarëve të tjerë që vijnë nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për Jasmin Raboshtën dhe Klevis Lushakun.
I pari, tashmë 29 vjeç, vjen nga Shkodra dhe është formuar në akademinë e Vllaznisë.
Ka luajtur në Shqipëri me shumë skuadra si Elbasani, Luftëtari, Butrinti e Kastrioti.
Sulmuesi shkodran dy vitet e fundit ishte pjesë e futbollit Turk, me 1960 Silopi dhe Siirt Idare.
I dyti, vetëm 18-vjeç, është qendërmbrojtës dhe vjen nga Durrësi si pjesë e akademisë së futbollit të Teutës.
Edhe Bajram Zuqaku është kthyer në folen e vjetër./Telegrafi/