Telegrafi

Zyrtare: Vitinha, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

Klubi francez, Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht transferimin nga Porto të mesfushorit Vitor Machado Ferreira i njohur si Vitinha.

Kampioni aktual i Ligue 1 nuk dëshiron të qëndroj duarkryq këtë verë, por të përforcohet për sezonin e ri.

Mesfusha është reparti ku drejtuesit e klubit nga Parc des Princes synojnë ta përforcojnë dhe tashmë kanë kryer një transferim.

Bëhet fjalë për mesfushorin portugez, Vitinha, i cili është transferuar tashmë zyrtarisht nga Porto.

Është vet klubi francez që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare transferimin e 22-vjeçarit portugez.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e portugezit Vitinha. Mesfushori vjen nga Porto dhe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

Detajet e transferimit nuk janë bërë publike, por Vitinha thuhet se i ka kushtuar PSG-së plot 40 milionë euro. /Telegrafi/