FC Ingolstadt 04 ka nënshkruar me qendërmbrojtësin shqiptar Visar Musliu.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, i cili ka luajtur 40 ndeshje, ka kaluar në Gjermani nga hungareze e divizionit të parë MOL Fehervar FC. Të dy klubet kanë rënë dakord të mos i bëjnë të ditur shifrat e transferimit.
Musliu është shprehur i lumtur që do të luajë në futbollin gjerman pas transferimit të tij.
Servus, Visar #Musliu! ⚫️🔴
40-facher Nationalspieler Nordmazedoniens, EM-Teilnehmer – und jetzt #Schanzer! Der Innenverteidiger wechselt vom ungarischen Erstligisten MOL Fehérvár FC an die Donau. Zur Meldung: https://t.co/6w65VP9XMs pic.twitter.com/3hMfHv9jvE— FC Ingolstadt 04 (@Schanzer) January 19, 2022
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për FC Ingolstadt 04. Është diçka shumë e veçantë të jesh në gjendje të luash në Gjermani, vendin ku luhet futboll”.
“Përshtypjet e para për klubin dhe bisedimet me përgjegjësit ishin shumë pozitive. Tashmë mezi pres të njoh skuadrën dhe dua të jap gjithçka në mënyrë që së bashku të përballojmë sfidën aktuale në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Musliu.
Musliu e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2011 me KF Renova në vendin e tij. Pas një huazimi në FK Gostivar në vitin 2012, ai u transferua në Zvicër te FC St. Gallen në vitin 2014.
Një vit më vonë ai u kthye në atdhe, ku u largua për në Hungari në vitin 2019. Ai ka enë pjesë edhe e Vardar, FC Prishtina dhe KF Shkëndija. /Telegrafi/