Visar Bekaj është përfundimisht portieri i Tiranës, duke lënë kështu Prishtinën pas gjashtë vitesh.
Bekaj u bashkua me Prishtinën në viti 2014, ku nga atëherë ka regjistruar 159 paraqitje zyrtare me bardhekaltri.
Ai do t’i bashkohet kampionëve nga Shqipëria, KF Tirana, ku klubi prishtinas i uron fat në Ligën e Evropës, ku ende janë në garë.
FC Prishtina do të vazhdojë të mbajë përqindjen e saj në rishitjen eventuale të kartonit të lojtarit.
“Falënderoj klubin e zemrës FC Prishtina për gjithë kontributin në zhvillimin dhe promovimin tim profesional, në veçanti menagjmentin e klubit, stafin teknik dhe bashklojtarët. Falënderim të jashtëzakonshëm për tifo grupin “Plisat” me të cilët jam i lidhur ngushtë dhe i respektoj maksimalisht”.
“Ju siguroj se do të vazhdoj të përfaqësoj denjësisht vlerat e larta kulturore e sportive të qytetit tim, si dhe te klubit ku u rrita. Do të vazhdojë ende të mbaj të veshur fanellën bardhe e blu, kështu duke mos i ndërruar ngjyrat për të cilat ndihem krenar”, është ky prononcimi i fundit për klubin tonë nga kapiteni dhe zëvendës-kapiteni i skuadrës sonë, Visar Bekaj.
Bekaj është portier i Përfaqësueses së Kosovë dhe do të jetë në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Greqisë. /Telegrafi/