Telegrafi

Zyrtare: Villas Boas befason të gjithë me skuadrën e re (Foto)

Trajneri i njohur portugez, Andres Villas Boas është bërë me skuadër të re.

Pas largimit nga skuadra ruse Zenit St Petersburg, Villas Boas ishte i pa punë.

Ish-tekniku i Chelseat ka arritur marrëveshje të re me skuadrën e njohur kineze, Shanghai SIPG.

Villas Boas ka zëvendësuar suedezin Sven Goran Erikson i cili është shkarkuar nga skuadra kineze për shkak të rezultateve të dobëta.

Me marrëveshjen e re tri vjeçare, Villas Boas do të fitojë 11 milionë funte në stinor.

Ai kështu është bashkuar sërish me sulmuesin brazilian Hulk me të cilin kishte punuar në Porto dhe Zenit. /Telegrafi/

Villas Boas prezantohet tek skuadra kineze Shanghai SIPG