Telegrafi

Zyrtare: Villarreal nënshkruan me talentin italian (Foto)

Skuadra spanjolle ka zyrtarizuar edhe një transferim në këtë afat kalimtar.

Villarreal ka arritur marrëveshje me sulmuesin e talentuar italian, Nicola Sansone.

Sulmuesi italian iu është bashkuar skuadrës spanjolle nga Sassuolo për shifrën e raportuar prej 13 milionë euro.

Lexo po ashtu Mësohen çiftet e Ligës së Kampionëve në ‘Play-Off’ (Foto)

Pas kalimit të vizitave mjekësore me sukses, Sansone ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vite.

Ndryshe, Villarreal më parë ka nënshkruar edhe me sulmuesin brazilian, Pato dhe mesfushorin italian, Roberto Soriano. /Telegrafi/