Telegrafi

Zyrtare: Vieira kompleton transferimin te City

Ish-kapiteni i Arsenalit, Vieira, 33-vjeçar, ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

“Patrick është një mesfushor i klasit botëror me mentalitet fitues dhe do të përshtatet shumë mirë në grupin tonë. Patrick është një prej lojtarëve të shkëlqyeshëm të erës tonë me po thuajse çdo respekt për lojën e tij. Jam i sigurt se fansat e Cityt do ta mirëpresin atë me ngrohtësi dhe do ta respektojnë kontributin që ai do të bëjë”, ka thënë ish-menaxheri i Interit, Mancini./Telegrafi/