Sulmuesi kosovar, Veton Berisha edhe zyrtarisht ka ndërruar skuadër.
Reprezentuesi i Norvegjisë është transferuar në Austri tek gjiganti Rapid Vjena.
Shuma e transferimit nuk është bërë publike, por sipas medieve gjermane Rapid ka paguar rreth një milionë euro tek Greuther Furth për transferimin e Berishës.
23-vjeçari është vëllai i vogël i mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha i cili luan gjithashtu në kampionatin austriak me RB Salzburg.
Berisha ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Rapidin.
Ai është prezantuar tek skuadra e re ku ka marrë fanellën me numër nëntë. /Telegrafi/