Sulmuesi shqiptar, Veton Berisha, ka nënshkruar me Molde Football Club, pas aventurës te Hammarby.
Berisha e ka nisur karrierën te Viking, duke e vazhduar pastaj në Gjermani te Greuther Furth.
Ai ka bërë karrierë edhe në Austri me klubin e njohur Rapid, para se të kthehej në Norvegji te Brann.
#️⃣9️⃣ pic.twitter.com/cXYZa49Nj4
— Molde Fotballklubb 🏆 (@Molde_FK) January 24, 2023
Në vitin 2020, Berisha kaloi te Viking ku shënoi 16 gola në 28 ndeshje në Eliteserien, përpara se të shënonte edhe 22 gola vitin e tjetër.
Në gjashtë muajt e fundit, Berisha luajti për Hammarby në Suedi, për tu kthyer përsëri në vendlindje.
“Është mirë të jesh në vendin tënd. Është një sfidë e mrekullueshme dhe e madhe për të ardhur në një klub të madh në Norvegji, i cili është edhe kampion në fuqi i kupës dhe ligës. Mezi po pres të luaj dhe të kem një sezon emocionues”, ka thënë Veton Berisha.
Til alle blåhvite💙 pic.twitter.com/lgeBJHJ40s
— Molde Fotballklubb 🏆 (@Molde_FK) January 24, 2023
28-vjeçari ka edhe 10 ndeshje për kombëtaren A të Norvegjisë. /Telegrafi/