Site icon Telegrafi

Zyrtare: Veron i rikthehet futbollit në moshën 41-vjeçare

Kushdo që e ka shikuar Ligën Premier do t’i kujtohet Juan Sebastian Veronit.

Mesfushori argjentinas ka luajtur për Manchester Unitedin gjatë 2001/2003 përpara se t’i bashkohet Chelseat të Roman Abramovichit për katër sezone 2003/2007.

Dhe tani, pas dy vjetësh pas pensionimit, 41-vjeçari i është kthyer futbollit si futbollist aktiv, transmeton Telegrafi.

Veron ka nënshkruar një marrëveshje 18-mujore me klubin fëmijërisë Estudiantes, përkatësisht me ekipin e fundit që ka luajtur para se të dal në pension në vitin 2014 ishte Estudiantes.

Klubi argjentinas njoftoi lajmin përmes faqes zyrtare, ku paga lojtarit do të “shkon për promovimin e aktiviteteve sportive të klubit”. /Telegrafi/

Exit mobile version