Sedat Pajaziti është zyrtarizuar gjatë ditës së diel si trajner i ri i klubit nga Gjakova, Vëllaznimi.
Vëllaznimi ishte afër inkuadrimit të Superligën e Kosovës në futboll, por u mposht në barazh në Trepça ’89.
Kështu, klubi gjakovar do të luaj edhe këtë edicion në Ligën e Parë me synimin për të arritur ngjitjen në Superligë.
Në vazhdën e përgatitjes së skuadrës për të arritur objektivin, Vëllaznimi ka emëruar trajner të ri, Sadat Pajazitin.
“Sot, Klubi i Futbollit Vëllaznimi dhe trajneri i njohur Sadat Pajaziti, arritën marrëveshjen e bashkëpunimit për një vit”.
“Kështu, Pajaziti do t’i prijë skuadrës së Vëllaznimit në edicionin e garave 2019-2020”, thuhet në njoftimin e klubit gjakovar. /Telegrafi/