Telegrafi

Zyrtare: Vedat Muriqi transferohet te Mallorca

(Foto: Screenshot/Twitter/Saber Futbol)

Vedat Muriqi është një futbollist i ri i klubit spanjoll Real Mallorca.

Pasi kaloi gjashtë muaj si i huazuar, Muriqi tanimë është një transferim i përhershëm i skuadrës spanjolle.

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga skuadra spanjolle, ka qenë Lazio që ka njoftuar se e ka shitur Muriqin te Mallorca.

“SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të futbollistit Vedat Muriqi klubit spanjoll RCD Mallorca”, ka qenë njoftimi i shkurtër i skuadrës italiane.

Detajet e këtij transferimi nuk janë bërë publike nga Lazio, derisa lojtari pritet gjatë orëve të ardhshme të prezantohet te Mallorca.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi fshin një postim të rëndësishëm në Instagram për të paralajmëruar rikthimin te Mallorca

Reprezentuesi kosovar e tregoi veten në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në La Liga, teksa ndihmoi Mallorcën të qëndronte në elitë ku në 16 ndeshje shënoi pesë gola e dhuroi tre asistime. /Telegrafi/