Telegrafi

Zyrtare: Vedat Muriqi kalon te Gençlerbirligi (Foto)

Sulmuesi prizrenas i Giresunsporit, Vedat Muriqi, edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Gençlerbirligit, ka bërë të ditur tanimë ish ekipi i tij.

Muriqi që ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit, para se të kalojë te Teuta e Durrësit dhe Bylisi në Kategorinë Superiore, së fundi ka pasë paraqitje mjaft të mira me Giresunin dhe tashmë ka siguruar shërbimet e ekipit nga Ankaraja.

“Kemi arritur marrëveshje me klubin e Giresunsporit rreth Vedat Muriqit”, shkruan në njoftimin e klubit turk teksa shihen İlhan Cavcav, presidenti i Genclerbirligit dhe presidenti i Giresunsporit, Mustafa Temel Bozbag.

Muriqi i ka sjellë 500 mijë euro ish ekipit të tij si dëmshpërblim, ndërsa Giresun gjithashtu do të merr edhe 10% të shumës së transferit, nëse ai kalon diku tjetër nga Gençlerbirligi. /Telegrafi/