Telegrafi

Zyrtare: Vazhdon çmenduria e Zamparinit, Palermo emëron trajnerin e katërt në këtë sezon (Foto)

Palermo ka konfirmuar zyrtarisht se Diego Lopez është emëruar si trajner i tyre, apo i katërti në këtë sezon për skuadrën nga Sicilia.

Trajneri Eugenio Corini dha dorëheqje më parë këtë javë me klubin Rosanero, që kanë vetëm 10 pikë apo 11 pikë më pak se vendi që e lë edhe për një sezon në Serie A.

Lexo po ashtu Palermo dhe yjet e dala nga kjo skuadër – Nga Cavani te Dybala, presidenti Zamparini do të kishte një skuadër yjesh (Foto)

Pas një takimi me presidentin, Maurizio Zamparini, natën e kaluar, Lopez arriti në Sicili këtë mëngjes për të zëvendësuar Corinin, lëvizje kjo e cila tashmë është konfirmuar zyrtarisht, përcjell Telegrafi.

Palermo ka emëruar trajner ish-sulmuesin e Lazios, David Lopez

“U.S Citta di Palermo njofton se i ka besuar drejtimin e ekipit të parë trajnerit Diego Lopez”, konfirmoi klubi sicilian me anë të një deklarate.

“Trajneri ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2018 me klubin dhe do të  paraqitet nesër për shtyp në prag të nisjes së tij për në Napoli. Vendi dhe koha e konferencës për shtyp do të shpallet në kohën e duhur”, përfundon deklarata.

Lopez është trajneri i katërt që merr përgjegjësinë e Palermos këtë sezon, pas Davide Ballardinit, Roberto De Zerbit dhe Corinit. /Telegrafi/

Lopez ka mbajtur stërvitjen e parë me Palermon