Telegrafi

Zyrtare: Vardy vazhdon me Leicesterin

Sulmuesi anglez Jamie Vardy ka vendosur të mbyllë karrierën te skuadra e Leicesterit.

Sulmuesi 33 vjeçar ka vazhduar kontratën e tij me klubin  deri në verën e vitit 2023-shit.

Deri atëherë ai do të ketë 36 vite dhe me shumë gjasë kjo do të jetë kontrata e tij e fundit.

 

Vardy iu bashkua Leicesterit në verën e 201 kur skuadra ishte pjesë e Championship dhe debutoi në Ligën Premier më 31 gusht të 2014.

Më pas forma e tij erdhi në rritje dhe në sezonin 2015-2016 shënoi 24 gola, duke u shpallur golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit dhe duke ndihmuar Leicesterin që të fitojë titullin e kampion.

Në sezonin që sapo përfundoi, Vardy shënoi 23 gola dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez.

Gjatë karrierës së tij me Leicester, sulmuesi 33-vjeçar numëron 310 ndeshje dhe 130 gola të shënuar. /Telegrafi/