Louis van Gaal është emëruar trajner i ri i Holandës për herë të tretë në karrierë, pas largimit të Frank de Boer në muajin qershor.
De Boer u tërhoq nga posti i trajnerit pas eliminimit zhgënjyes të Holandës në 1/16-tën e Euro 2020 nga Republika Çeke dhe Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) tani janë kthyer në një fytyrë të njohur për të stabilizuar anijen.
Van Gaal është emëruar në një marrëveshje fillestare njëvjeçare për të mbikëqyrur pjesën e mbetur të sezonit kualifikues të Kupës së Botës.
Nëse Holanda arrin kualifikimin në Katar 2022, Van Gaal do të mbetet automatikisht trajner së bashku me ndihmësin e tij Danny Blind.
“Trajneri ynë i ri, Van Gaal”, ishte njoftimi i shkurt në faqen zyrtare të Holandës.
Our new head coach,
𝐋𝐎𝐔𝐈𝐒 𝐕𝐀𝐍 𝐆𝐀𝐀𝐋. 🦁✨⁰
ℹ️ https://t.co/ySEoIRDE4E #VanGaal2022 pic.twitter.com/mC4xrGfREQ
— OnsOranje (@OnsOranje) August 4, 2021
Në anën tjetër, Van Gaal e ka cilësuar si nder marrjen e drejtimit të kombëtares.
“Futbolli holandez ka qenë gjithmonë pranë zemrës sime dhe stërvitja e ekipit kombëtar është, sipas mendimit tim, një pozicion kyç për të çuar përpara futbollin tonë. Për më tepër, e konsideroj një nder”, ka thënë Van Gaal.
Ndryshe, Van Gaal më parë ka qenë trajner i ekipit kombëtar të Holandës midis viteve 2000 dhe 2002 dhe midis 2012 dhe 2014, duke e udhëhequr vendin e tij në vendin e tretë në Kupën e Botës në mandatin e tij të dytë në krye te ekipit. /Telegrafi/
Lots of memories & more to come! 🌟#VanGaal2022 pic.twitter.com/hbGrG3viBJ
— OnsOranje (@OnsOranje) August 4, 2021
Our new boss 📊#VanGaal2022
— OnsOranje (@OnsOranje) August 4, 2021