Ernesto Valverde do të vazhdoj të jetë në krye të Barcelonës edhe në stinorin e ardhshëm.
Trajneri spanjoll ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin katalunas edhe për stinorin 2019-2020.
Në marrëveshjen e arritur mes palëve është edhe një mundësi vazhdimi e kontratës për një vit tjetër.
55-vjeçari e ka udhëhequr Barcelonën nga viti 2016, ku vitin e kaluar ka fituar kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit si dhe Superkupën e Spanjës.
Këtë edicion Valverde me skuadrën e tij janë në garë për tre trofe, kampionat, kupë si dhe në Ligën e Kampionëve.
Në 96 ndeshje zyrtare me Barcelonën, Valverde ka pasur statistika fantastike, pasi ka shënuar 65 fitore ka barazuar në 22 ndeshje dhe ka pësuar vetëm nëntë humbje.
Karrierën e tij si trajner Valverde e ka nisur në vitin 2000, ku ka qenë pjesë e Athletic Bilbao, ndërsa ka drejtuar edhe Villarealin, Valencian, Espanyolin si dhe Olympiakosin. /Telegrafi/