Telegrafi

Zyrtare: Valmir Veliu kthehet te Llapi

Valmir Veliu ka mbyll aventurën në Turqi te Gaziantepspor duke u rikthyer te Llapi.

Klubi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se lojtari është i gatshëm për ndeshje ndaj lirisë.

“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë, Valmir Veliu është rikthyer sërish tek Llapi”.

“Pas disa bisedimeve të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe lojtarit është arritur marrëveshja që këtë edicion Veliu t’i mbroj ngjyrat bardhekaltër”.

“Rikthimi i Veliut tek klubi ynë është një forcë shtesë për arritjen e objektivave të klubit. Klubi i ka përfunduar gjitha procedurat e transferimit dhe Veliu do të jetë i gatshëm të paraqitet nga ndeshja e së dielës ndaj Lirisë”, ka thënë Veliu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Llapi

Veliu kishte arritur të transferohej në Turqi pikërisht nga Llapi. /Telegrafi/