Site icon Telegrafi

Zyrtare: Valmir Sylejmani rikthehet te Hannover 96

Valmir Sulejmani do të luajë për ekipin e dytë të Hannover 96 në Bundesliga 3.

Pas një periudhe stërvitore me skuadrën e Daniel Stendel në fund të vitit të kaluar, 29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit. Ish-profesionisti i Hannover 96 ka qenë pa klub që nga vera e vitit 2024, pasi luajti për 1860 Mynih.

Trajneri i Hannover 96 II, Daniel Stendel, u shpreh shumë i kënaqur me rikthimin e Sulejmanit në klub.

“E njoh Valmirin që kur e stërvita 14 vjet më parë, fillimisht në U17 dhe më pas në U19. Disa vite më vonë, ai ishte edhe lojtari im në ekipin e parë. Tani, duke e parë atë në U23, jam shumë i kënaqur që ai është këtu. Ai sjell një pasuri përvoje dhe cilësi, gjë që do t’u japë një mbështetje të madhe djemve të rinj”, deklaroi Stendel.

Gjilanasi është lindur dhe rritur në Hannover, derisa ka kaluar gjitha grupmoshat te kjo skuadër.

Ai ishte kontaktuar nga shumë klube kosovare, por në fund vendosi të vazhdoj karrierën në Bundesliga 3.

“Unë erdha në Hannover 96 kur isha vetëm nëntë vjeç. Kam kaluar gjithë rininë time këtu dhe kam bërë edhe debutimin tim si profesionist me këtë klub. Tani, të luaj përsëri për U23 në ligën e tretë është diçka që më bën shumë të lumtur. Mezi po pres të fillojë gjysma e dytë e sezonit”, deklaroi Sulejmani për faqen zyrtare të klubit.

Skuadra e fundit e Sulejmanit ishte 1860 Munich, derisa ai tani synon që të bëj mirë me ekipin e dytë të Hannoverit, por që mund të luaj edhe në Bundesliga 2 te ekipi i parë nëse skuadra ka probleme me lëndime ose kartonë të futbollistëve në repartin ofensivë. /Telegrafi/

Exit mobile version