Kampioni në fuqi i Kosovës ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri.
Gjilanasit kanë nënshkruar me mesfushorin vushtrrias Valmi Azemi.
Ka qenë vet klubi bardhekaltër që ka konfirmuar marrëveshjen me lojtarin, teksa Azemi është prezantuar tanimë me fanellën e klubit.
Azemi që luan në rolin e mesfushorit, edicionin e kaluar ka luajtur te Vushtrria ku ka bërë disa paraqitje shumë të mira.
Njoftimi i plotë i klubit:
Valmir Azemi bashkohet me kampionin
Valmir Azemi është ardhje e re i cili ka bere një hap te madhe ne karrierën e tij.
Valmiri si nje lojtare i dalluar si mesfushore me ekipin e Vushtrrise ka bind qe ta ofrojme ne ekip dhe do te jete nje force shtesë ne grupin tone.
Valmiri tani me i eshte bashkuar ekipit dhe po vazhdon pergaditjet per sezonin e ri.
Mire se vjen Valmir!
/Telegrafi/