Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur zyrtarisht që ndeshja mes Valencias dhe Real Madridit do të luhet më 22 shkurt në orën 18:45.
Kjo ndeshje e planifikuar për tu luajtur në muajin dhjetor të vitit të kaluar u shty për shkak të angazhimit të Real Madridit në Kupën e Botës për Klube.
Real Madridi fitoi në atë garë duek u shpallur kampion bote.
Kujtojmë që Real Madrid ka edhe një ndeshje tjetër të pa zhvilluar atë ndaj Celta Vigos, e cila pritet të mos zhvillohet deri në muajin prill ose maj.
Edhe përkundër që mbretërit i kanë dy ndeshje më pak, ata udhëheqin kampionatin me një pikë më shumë se rivali i përjetshëm, Barcelona.