Telegrafi

Zyrtare: Vadyslav Khomutov rikthehet te Dukagjini

Dukagjini i Klinës ka vazhduar me përforcime, derisa Vladyslav Khomutov është lojtari më i ri i tyre.

Në fakt për mesfushorin ukrainas është një rikthim në Klinë, pasi ai edhe më parë ka bartur fanellën e e klinasve.

26-vjeçari rikthehet në Klinë pas një viti ku luajti për FC Gagra (Gjeorgji) dhe West Armenia (Armeni).

Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:

VLADY IS BACK!

KF Dukagjini me shumë kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me Vladyslav Khomutov, për sezonin e ri 2024/25.

Ukrainasi rikthehet në klubin tonë pas një sezoni të kaluar te FC Gagra (Gjeorgji) West Armenia (Armeni).

26-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për fazën ofanzive, duke marrë parasysh cilësitë që kishte shfaqur edhe më herët tek ne.

Vlady, i cili është produkt i klubit Olimpik Donetsk, luan në rolin e mesfushorit ofanzivë. Ai gjithashtu mund të luajë edhe në pozitën e qendërsulmuesit. /Telegrafi/