Mbrojtësi anglez, Phil Jones ka rinovuar edhe për shumë vite kontratën e tij me Manchester Unitedin.
Në vazhdën e vazhdimit të kontratave, Djajtë e Kuq kanë blinduar me kontratë të re të përmirësuar edhe mbrojtësin Jones.
Jones ka nënshkruar kontratë të re të vlefshme për katër vite e gjysmë apo deri në verën e vitit 2023.
“Manchester United është i gëzuar të njoftojë se Phil Jones ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor 2023”.
“Kontrata ka mundësinë që të zgjatet edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
We are pleased to announce @PhilJones4 has signed a new contract with #MUFC.
Congratulations, Phil!
— Manchester United (@ManUtd) February 8, 2019
Me kontratën e re është ndarë i kënaqur edhe mbrojtësi anglez, i cili ka falënderuar klubin, bashkëlojtarët dhe trajnerin.
“Jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratën e re. Manchester Unitedi ka qenë pjesë e madhe e jetës sime për tetë vjet dhe unë dua gjithçka rreth këtij klubi”.
“Jam i ngazëllyer për sfidat që shtrihen para nesh ndërsa përgatitemi për një periudhë shumë të zënë gjatë sezonit”.
“Do të doja të falënderoj Ole-n dhe stafin e stërvitjeve për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në zhvillimin tim”, ka deklaruar Jones pas vazhdimit të kontratës. /Telegrafi/