Telegrafi

Zyrtare: United siguron shërbimet e Chris Smalling

United kishte konkurrent Arsenalin që po ashtu dëshironte shërbimet e anglezit, ndërsa merret vesh që Djajtë e Kuq kanë paguar 7 milionë funte për Smalling.

“Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për transferimin Chris Smalling nga Fulham. Chris është pajtuar me kushtet personale me klubin dhe do t’i bashkëngjitet nga fillimi i sezonit 2010-2011. Ai do të qëndrojë te Fulhami deri në fund të këtij sezoni”, shkruan në deklaratën zyrtare të kampionit të Ligës Premier. /Telegrafi/