Telegrafi

Zyrtare: United nënshkruan me Gabriel Obertan

Futbollisti i Bordeaux, Gabriel Obertan, është përforcimi i tretë për Sir Alex Ferguson këtë verë, pasi talenti francez ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me ekipin nga Old Trafford.

Anësori 20-vjeçar do t’i kushtojë Manchesterit 3 milionë funte, ndërsa ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare e cila do ta mbajë atë në Old Trafford deri më 30 qershor 2013.

“Gabriel është një lojtar të cilin e kemi ndjekur disa vite, por për shkak të programit të tij të edukimit përpjekjet tona për ta sjellë këtu gjithmonë janë shtyrë. Jemi të ngazëllyer që e kemi atë këtu, pasi ai është një perspektivë e jona. Ne dëshirojmë të sjellim lojtarë të rinj dhe t’i zhvillojmë ata, dhe do ta shohim atë në Gabriel gjatë dy viteve të ardhshme”, ka thënë Sir Alex Ferguson në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.