Aston Villa ka njoftuar përmes një komunikate për media se Unai Emery është trajneri i ri.
Klubi anglez pagoi gjashtë milionë euro klauzolën e spanjollit te Villarreali, ndërsa trajneri i njohur do të marr rrogë rreth shtatë milionë euro.
50-vjeçari zëvendësoi Steven Gerradin, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni.
Aktualisht klubi nga Birminghami renditet në vendin e 14 me 12 pikë.
Kujtojmë se Emery në të kaluarën ka stërvitur edhe Arsenalin, ndërsa ka drejtuar edhe ekipe si Almeria, Valencia, Spartak Moska, Sevilla e PSG. /Telegrafi/