Barcelona ka bërë një lëvizje befasuese, duke rinovuar kontratën e Samuel Umtiti, derisa ia doli edhe të regjistrojë Ferran Torresin.
Përmes një njoftimi për media, skuadra katalunase njoftoi se mbrojtësi francez do të jetë me ta deri më 30 qershor të vitit 2026 me pagë të përgjysmuar.
Duke ulur pagën e Umtiti, kjo i ka mundësuar Barcelonës që të regjistrojë në skuadër edhe transferimin më të ri, Ferran Torres.
FC Barcelona and @samumtiti have reached an agreement to extend the latter’s contract until 30 June 2026. The French defender is reducing a part of the salary that he was due to receive in the year and a half remaining on his contract.
More info 👉 https://t.co/0UzCLewHDM pic.twitter.com/hNdmR2iBBP
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 10, 2022
“FC Barcelona dhe Samuel Umtiti kanë arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën e këtij të fundit deri më 30 qershor 2026. Mbrojtësi francez po ul një pjesë të pagës që duhej të merrte në një vit e gjysmë të mbetur në kontratë”.
“Përmes kësaj zgjatjeje kontrate, FC Barcelona do të jetë në gjendje të rrisë kuotën e saj të ‘fair play-it financiar’ dhe kështu të regjistrohet FerranTorres me Ligën Profesionale të Futbollit Spanjoll”, thuhet në njoftimin e tyre.
Këtë operacion e lehtësoi edhe kalimi në formë huazimi të Philippe Coutinhos te Aston Villa pak ditë më parë. /Telegrafi/
Through this contract extension, FC Barcelona will be able to increase its ‘financial fair play’ quota and thus register @FerranTorres20 with the Spanish Professional Football League. https://t.co/M49mXejym3 pic.twitter.com/oJcFR8esbv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 10, 2022