Klubi francez, LOSC Lille ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin Samuel Umtiti, i cili vjen si lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Barcelonën.
Pas prishjes së kontratës me Barcelonën, Umtiti nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur klubin e ri, duke u rikthyer pas shumë viteve në Ligue 1.
Sot (e shtunë), Lille ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me 29-vjeçarin i cili në të kaluarën ka luajtur me Lyonin për plot 14 vjet, para se të transferohej te Barcelona në vitin 2016, ndërsa në vitin e fundit ishte i huazuar te Lecce në Serie A.
🇫🇷 31 sélections en Equipe de France
⭐⭐ Champion du Monde 2018
🏆 Double champion d’EspagneC’est réel, il est là 🤩@NBFootball pic.twitter.com/BSfwqZRdPl
— LOSC (@losclive) July 22, 2023
Lille ka zbuluar se Umtiti do të jetë i tyre deri në fund të qershori 2025, ndërsa krenohet me transferimin e tij, duke e cilësuar një lojtar kombëtareje, pasi ka fituar edhe Kupën e Botës me Francën.
“Samuel Umtiti i bashkohet LOSC! 29-vjeçari francez ka nënshkruar për 2 sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit francez.
Ndryshe, Umtiti tani do të luajë me yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili që disa sezone luan me Lille. /Telegrafi/
Samuel Umtiti rejoint le LOSC ! L’international français de 29 ans s’est engagé pour les 2 prochaines saisons, soit jusqu’en 2025 ⬇️
— LOSC (@losclive) July 22, 2023