Skuadra e rikthyer në Superligën e Kosovës, Ulpiana ka prezantuar trajnerin e ri.
Në ambientet e klubit në Lipjan, Edlir Tetova është prezantuar si trajner i ri i skuadrës bardhekaltër.
38-vjeçari më parë ka qenë si ndihmës trajner te Tirana, derisa tani synon që të bëjë mirë me Ulpianën në Superligën e Kosovës.
Marrëveshja mes palëve është një vjeçare.
Njoftimi i plotë nga klubi:
EDLIR TETOVA ËSHTË TRAJNERI I RI I KF ULPIANA
U prezantua sot në hollin e stadiumit trajneri i ri i klubit tonë, EdlirTetova. Në prezencën e Drejtorit Sportiv, Enver Duriqi. Tetova foli përballë gazetarëve për vendimin e tij për tu bërë pjesë e shtëpisë tonë të madhe.
38 vjeçari është një emër i njohur në botën e sportit. Ai është njohës i mirë i fushës së blertë dhe shprehet mjaft i kënaqur ti bashkohet kampit të kampionëve.
Pas një shtrëngimi duarsh me Drejtorin Duriqi, Tetova është drejtuar për në kompleksin “ Sami Kelmendi”, ku tashmë i është bashkuar skuadrës e cila është duke u kompletuar dhe të jetë e gatshme për t’u vënë nën urdhrat e teknikut bardhekaltërt.
/Telegrafi/