Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Ulpiana, ka kompletuar dy transferime gjatë ditës së sotme.
Fillimisht klubi konfirmoi brazilianin Iran da Coinceiçao, i cili sezonin e shkuar luajti te Teuta e Durrësit.
Mesfushori kishte 10 paraqitje me kampionët e Shqipërisë, por nuk arriti ta gjente golin.
Transferimi i dytë është mesfushori me përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë shqiptar, Argjend Mustafa.
Mustafa tanimë është prezantuar në ambientet e klubit të Ulpianës.
Ish-anëtari i Drenicës ka zgjedhur fanellën me numrin 14 që do ta mbajë te Ulpiana në edicionin e ri në Superligë.
Ulpiana ka bërë disa ndryshime interesante deri më tani, duke tentuar që ta krijojë një grup të fortë në Superligë, që të mos jetë klub vetëm kalimtar. /Telegrafi/